Sa lloje të ekzaminimeve MRI ekzistojnë?
MRI e trurit – vlerëson në detaje anatominë e sistemit nervor
qendror, duke përfshirë enët e gjakut në kokë, veshin e mesëm dhe të
brendshëm dhe komponentë të tjerë anatomikë;
MRI e shtylles kurrizore – mund të merren
informacione të sakta në lidhje me disqet ndërvertebrale, nervat e
shtyllës kurrizore, integritetin e rruazave ose ligamenteve, etj.
MRI e qafes – kushtuar patologjisë që lidhet me këtë pjesë anatomike;
MRI kardiake – vlerëson në detaje morfologjinë dhe funksionalitetin e zemrës;
MRI e gjirit – hetim thelbësor për vlerësimin dhe diagnostikimin e patologjisë së gjirit;
MRI e kyceve – zbulon ndryshime të tilla si këputje të
tendinit, shtrirje të ligamenteve, akumulim të lëngjeve, edemë, etj.;
MRI Abdominale – ofron informacion të vlefshëm në lidhje
me organet e brendshme, si dhe gjëndrat, enët e gjakut dhe nyjet
limfatike.